“Hajdutët janë komshinj kudo”, Myslym Murrizi: Oerdi dhe Damiani kanë një pastruese filipineze, e marrin me radhë për vilat në Palasë

“Hajdutët janë komshinj kudo”, Myslym Murrizi: Oerdi dhe Damiani kanë një pastruese filipineze, e marrin me radhë për vilat në Palasë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, nuk kurseu as kolegët e tij demokratë, ku tha se PS dhe PD nuk kanë pse bashkojnë votat për ndryshimet kushtetuese, duke e cilësuar këtë të fundit si një “Kushtetutë palaço dhe një Kod Zgjedhor bastard”. Në daljen e tij më të fundit në “Breaking” në Top News, ai foli ashpër për Oerd Bylykbashin dhe Damian Gjiknurin ku sipas tij, ata të dy janë komshinj me vilat që kanë në Palasë dhe ndajnë bashkë një pastruese filipineze. Ai i quajti ata “komshinj hajdutë”, dhe vuri në dyshim të ardhurat me të cilat ata mund të kenë blerë këto vila luksoze në jug. “Dy komshinjtë e Palasës, Oerti me Damiani kanë një pastruese filipineze, tre ditë fshinë vilën e Oertit...