Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							 
                                
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            “Musine Kokalari, një yllësi”/ Promovimi i librit të Uran Butkës edhe stërmbesa, Arba Kokalari: Kurrë më në diktaturë
                            “Musine Kokalari, një yllësi” është një studim historik, letrar e antropologjik për jetën Musine Kokalarit. Vepra e Uran Butkës dhe Institutin të Studimeve Historike “Lumo Skëndo” nxjerr në dritë fakte të reja nga veprimtaria e gruas që sfidoi komunizmin në Shqipëri. “‘Fashizmi dhe komunizmi nuk kanë asgjë ndryshim mes tyre, përderisa vrasin njeriun. Unë nuk jam komuniste dhe ky nuk mund të cilësohet faj. Ti fitove, por unë nuk duhet të jem në burg’, i thoshte Musine Kokalari Enver Hoxhës. Ajo qëndroi deri në fund si martire. Përveçse ka qenë intelektuale, shkrimtare e parë shqiptare, studiuese, etnografe, kritike e njohur, mëtuese e flaktë e lirisë, e demokracisë, luftëtare për të drejtat e grave, për emancipimin e tyre. Ka qenë edhe politikane, themeloi partinë social-demokrate, si...
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                        
                        
                    
                    
                    
                    
                   