Francë/ U maskuan si oficerë policie, banda e “skifterëve” grabit punishten e arit në Lyon

Francë/ U maskuan si oficerë policie, banda e “skifterëve” grabit punishten e arit në Lyon

Një grabitje e armatosur ka tronditur Lyonin, në jug të Francës, ku një grup personash të maskuar si oficerë policie sulmuan punishten e ariut “Pourquery”, e specializuar në përpunimin e metaleve të çmuara. Sipas dëshmitarëve, grabitësit, të armatosur me arme automatike dhe eksplozivë, thyen xhamat e laboratorit dhe hynë me forcë brenda, duke përdorur edhe një shkallë për të kaluar gardhin e objektit. Një video e shpërndarë në rrjetet sociale dokumenton momentin e sulmit. Autoritetet franceze njoftuan se pesë të dyshuar janë arrestuar dhe mallrat e vjedhura janë rikuperuar. Ngjarja ndodhi të njëjtën ditë kur pesë persona të tjerë u arrestuan në lidhje me një grabitje të bizhuterive në Luvër, duke theksuar një valë aktivitetesh kriminale në vend.