Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Kanalet pro ruse në Telegram si “armë informative” kundër Kosovës
Kanale të shumta në Telegram që prezantohen si “zëri i Rusisë në Serbi” ose përdorin simbole ruse, si flamurin, fokusohen kryesisht te Kosova. Aty promovohen mesazhe që delegjitimojnë institucionet e Kosovës, mohojnë pavarësinë e saj dhe shpesh nxisin retorikë radikale, përfshirë thirrje për ndërhyrje ushtarake. Gjuha e urrejtjes ndaj shqiptarëve shfaqet pothuajse në çdo postim që lidhet me Kosovën. Shumica e këtyre kanaleve u krijuan pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022 dhe sot kanë nga 10.000 deri mbi 80.000 ndjekës, të cilët marrin dhe shpërndajnë përmbajtje çdo ditë. Postimet janë qartazi pro Rusisë, mbështesin pushtimin e Ukrainës, kundërshtojnë anëtarësimin e Serbisë në BE dhe kritikojnë bashkëpunimin me vendet perëndimore. Viteve të fundit, sidomos në mjedisin rus, Telegrami është bërë jo vetëm...