Në vijim të denoncimeve të banorëve të kompleksit “Mërtiri Tragjas”, Policia e Fierit ka nisur procedime penale dhe ka bllokuar automjete që parkojnë në mënyrë të paligjshme në lagjen “Konferenca e Pezës”.
Pas verifikimeve në terren, strukturat e Policisë Rrugore dhe ato të Rendit konstatuan shkelje të përsëritura nga drejtuesit e mjeteve, të cilët pengonin lëvizjen e mjeteve të tjera dhe madje edhe hyrjen e automjeteve të emergjencës.
Në disa raste, janë regjistruar konflikte dhe debate mes banorëve dhe drejtuesve të mjeteve, çka detyroi Policinë të ndërhyjë dhe të nisë procedime penale për pengim të qarkullimit publik dhe prishje të rendit.
Gjithashtu, disa automjete janë bllokuar për shkak të pengesave të përsëritura në hapësirat e parkimit, ndërsa kontrollet po vijojnë çdo ditë në zonë.
Policia e Fierit apelon tek drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të mos pengojnë banorët, duke garantuar vijimin e masave ndëshkuese dhe administrative ndaj shkelësve.
Parkime problematike në Fier, denoncojnë qytetarët policia nis pastrimi i lagjeve
