‘Diella do pjellë 83 dobiçë që do zëvendësojnë deputetët/ Korreshi – socialistëve: Kjo është drejtësia juaj, kush ka lekun…

‘Diella do pjellë 83 dobiçë që do zëvendësojnë deputetët/ Korreshi – socialistëve: Kjo është drejtësia juaj, kush ka lekun…

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka mbajtur një fjalim me tone ironike në seancën e sotme parlamentare, duke thumbuar deputetët socialistë përballë tij. Ai i pyeti ata në mënyrë retorike se si ndiheshin “tani që Diella ka pjellë 83 dobiçë”, duke iu referuar figurativisht vendimeve që, sipas tij, do të zëvendësojnë ligjvënësit e mazhorancës. Gjatë fjalës së tij për reformën në drejtësi, Korreshi u ndal te dështimet e saj pas dhjetë vitesh zbatim, duke kujtuar se shumë nga ish-klientët e tij si avokat ende nuk kanë marrë drejtësi për çështjet e tyre. Ai solli shembullin e një prej tyre, të cilën e quajti “Nënë Zylfia”, për të ilustruar vonesat dhe padrejtësitë që, sipas tij, janë bërë normë në sistemin gjyqësor. Deputeti opozitar vuri në...