Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Mos iu përgjigj mesazheve të punës pas orarit – po dëmton veten!
T’u përgjigjesh mesazheve të punës jashtë orarit, qoftë në mbrëmje, fundjavë apo gjatë festave, është bërë një praktikë e zakonshme për shumë punonjës. Por sipas hulumtimeve të fundit, kjo sjellje po rrezikon seriozisht shëndetin mendor dhe fizik. Studiuesit theksojnë rëndësinë e asaj që quhet “shkëputje psikologjike nga puna”, një proces thelbësor që ndodh kur një individ largohet si mendërisht ashtu edhe fizikisht nga detyrat dhe përgjegjësitë profesionale. Kjo shkëputje është mënyra e vetme që trupi dhe mendja të rikuperohen plotësisht pas një dite pune. Mirëpo, ndërprerjet e pushimit, si rezultat i mesazheve të pashmangshme nga kolegët apo eprorët, e prishin këtë ritëm natyral të rimëkëmbjes. Ekspertët paralajmërojnë se përgjigjja ndaj mesazheve të punës jashtë orarit jo vetëm që shton stresin, por me kalimin e kohës...