Hetimet për 21 janarin, Lulzim Basha paraqitet në SPAK: Duhet të ruaj sekretin hetimor, për tjerat prisni…

lulzim basha në SPAK

TIRAnË- Ish-kreu i Partisë Demokratike dhe aktualisht kryetar i Partisë Demokratët Euroatlantik, Lulzim Basha, është paraqitur pasditen e sotme në ambientet e GJKKO-së. Basha ka hyrë në godinën e SPAK rreth orës 16:00, burime bëjnë me dije se Basha është thirrur si person në dijeni për dosjen e “21 Janarit” që po hetohet nga SPAK. 

Pas më shumë se një ore e gjysmë, Lulzim Basha ka dalë nga SPAK, teksa është ndalur shkurtimisht për mediat. Basha u shpreh për mediat se ruan sekretin hetimor, ndërsa kishte deklaruar gjithçka që ai dinte rreth kësaj çështjeje.
“Duhet të ruaj sekretin hetimor. Kjo ishte gjithçka që kisha për të deklaruar për këtë çështje, për të tjerat me siguri ju ka marrë malli për konferencë për shtyp, por duhet të prisni dhe pak.”, tha Basha.
Mësohet se ai do të japë shpjegime lidhur me tragjedinë e 21 janarit 2011. Basha ka qenë ministër i Brendshëm më 21 janar të vitit 2011, kur gjatë një proteste para kryeministrisë u vranë nga plumbat e shtetit 4 protestues.
Ende nuk dihen më shumë detaje, ndërsa pritet që ai të prononcohet për mediat.
Çfarë ndodhi më 21 janar?
Një protestë e thirrur nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë doli jashtë kontrollit dhe do të përfundonte me vrasjen e Ziver Veizit, Faik Myrtajt, Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës para Kryeministrisë, pas të shtënave me armë zjarri ng Garda e Republikës. Partia Demokratike, në qeveri do e cilësonte tubimin si grusht shtetit dhe krim shtetëror. Nga 2011 deri më sot, dosja e 21 janarit është ende në gjykatë. Në lidhje me ngjarjen u morën të pandehur Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg. Familjarët e viktimave prej 13 vitesh kërkojnë drejtësi ndërsa akuzat politike rishfqen para çdo fushate elektorale./ZËRI