Aksident me vdekje në Korçë/ Makina përplas motorin, ndërron jetë drejtuesi

Aksident me vdekje në Korçë/ Makina përplas motorin, ndërron jetë drejtuesi

PAMJE NGA VENDNGJARJA KORÇË- Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Korçë–Bilisht, në afërsi të fshatit Dishnicë. Aksidenti ka ndodhur pranë një karburanti, ku mësohet se një mjet ka përplasur një motor, drejtuesi i të cilit ka humbur jetën në vendngjarje. Sipas informacioneve paraprake, ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes. Në vendngjarje ndodhen forcat e Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.