Burimi: 
								Kohajone.com
								
							 
                                
                                    Foto © Kohajone.com                                
                            21 Janari, Basha në SPAK: Deklarova gjithçka që kisha dijeni
                            Kreu i demokratëve euroatlantikë dhe ish-kreu i selisë blu, Lulzim Basha u paraqit këtë pasdite të së enjtes në ambientet e SPAK-ut. Aty për më shumë se 1 orë, Basha dha përgjigje për çështjen e 21 Janarit. Basha ka qenë ministër i Brendshëm më 21 janar të vitit 2011, kur gjatë një proteste para Kryeministrisë u vranë nga plumbat e shtetit 4 protestues. Për gazetarët Basha u tregua i rezervuar pasi doli nga SPAK-u. Lulzim Basha nuk dha asnjë koment mbi atë se çfarë mund të ketë deklaruar para prokurorit të posaçëm Alfred Shehu, por gazetarëve u tha vetëm se ishte thirrur si person që ka dijeni për çështjen dhe se duhet të ruajë sekretin hetimor. Basha me batuta u tha gazetarëve se konferencën për...
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                        
                        
                    
                    
                    
                   