Aksident tragjik në Korçë, humb jetën drejtuesi i një motoçiklete

Aksident tragjik në Korçë, humb jetën drejtuesi i një motoçiklete

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë, afër fshatit Dishnicë, pranë një karburanti. Sipas informacioneve paraprake, një mjet ka përplasur një motor, ku drejtuesi i motoçikletës ka ndërruar jetë në vend. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë efektivë të Policisë Rrugore dhe një ekip i shërbimit mjekësor urgjent. Hetimet për përcaktimin e shkakut dhe rrethanave të aksidentit janë ende në vazhdim, ndërsa po hetohet edhe drejtuesi i automjetit që shkaktoi përplasjen. Policia apelon për kujdes maksimal në rrugë dhe respektimin e rregullave të qarkullimit për të shmangur tragjedi të ngjashme.