U vetëshpall kandidat i pavarur, ‘i hapet rruga’ Gjergji Nikës, Kolegji Zgjedhor e regjistron në zgjedhjet e 9 nëntorit

U vetëshpall kandidat i pavarur, ‘i hapet rruga’ Gjergji Nikës, Kolegji Zgjedhor e regjistron në zgjedhjet e 9 nëntorit

TIRANË- Gjergj Nika është regjistruar nga KQZ për zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit për Bashkinë e Vlorës si kandidat i pavarur. Vendimi u mor nga Kolegji Zgjedhor në mbledhjen e sotme, ndërsa bëhet me dije se Nika do të renditet i treti në fletën e votimit. "Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor të datës 30 Tetor 2025, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve shqyrtoi projektvendimin “Për regjistrimin dhe caktimin e numrit rendor në fletën e votimit për kandidatin për Kryetar Bashkie z. Gjergji Nikë Nika, i propozuar nga zgjedhësit, për Bashkinë Vlorë, për zgjedhjet e pjesshme vendore në disa njësi të qeverisjes vendore, të datës 9 nëntor 2025”. Komisioneri vendosi regjistrimin e z. Gjergji Nikë Nika, si kandidat për kryetar të Bashkisë Vlorë, i propozuar nga zgjedhësit...