Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Netanyahu mesazh të qartë ndërkombëtarëve: Nëse nuk e çarmatosni ju Hamasin, do ta bëjmë ne
Izraeli “ka ende punë për të bërë” në Gaza, tha kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu në një ceremoni diplomimi për nxënësit e shkollës së oficerëve në Izraelin jugor. “Nëse Hamasi vazhdon të shkelë në mënyrë të qartë armëpushimin, do t’i nënshtrohet sulmeve të fuqishme si ato të dy ditëve më parë dhe dje”, kërcënoi ai. “Ne vendosim dhe veprojmë sa herë që është e nevojshme për të hequr kërcënimet direkte nga forcat tona”, shtoi Netanyahu. Në këtë mënyrë, kryeministri izraelit iu përgjigj kritikave se kufizimet amerikane kanë çuar në përgjigje të pamjaftueshme ndaj sulmeve vdekjeprurëse të Hamasit ndaj trupave të IDF. “Në fund të ditës, Hamasi do të çarmatoset dhe Gaza do të demilitarizohet… Nëse fuqitë e huaja e bëjnë këtë, kjo do të jetë mirë....