Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Biznesi me energji në treg të lirë/ 2400 kompani nga viti 2026 nuk do të furnizohen më nga OSHEE për tensionin 6 KV
Nga fillimi i vitit 2026, rreth 2,400 biznese që furnizohen me energji në nivelin 6 kilovolt do të kalojnë nga sistemi i rregulluar te tregu i lirë. Kjo do të thotë se ato do të duhet ta blejnë vetë energjinë elektrike, duke zgjedhur ndërmjet furnizuesve privatë ose përmes bursës së energjisë. Sipas Autoritetit të Furnizuesit të Tregut të Lirë, ky është një tjetër hap drejt liberalizimit të plotë të tregut energjetik, me synim rritjen e konkurrencës dhe transparencës në formimin e çmimit. “Ky hap është në përputhje me planin e qeverisë për hapjen graduale të tregut. Me futjen e bizneseve 6 kV, rreth 80% e konsumit të sektorit jo-familjar do të kalojë në treg të lirë. Procesi pritet të ndihmojë edhe në zhvillimin e tregut...