VIDEO/ Hoxhaj: Si një projekt ‘dhuratë’ i kryebashkiakut Erion Isai, fshehu afera korruptive miliona euro

VIDEO/ Hoxhaj: Si një projekt ‘dhuratë’ i kryebashkiakut Erion Isai, fshehu afera korruptive miliona euro

Një investigim i emisionit "Plug" ka zbardhur një skemë të gjerë korruptive në Bashkinë e Kolonjës, të drejtuar nga kryebashkiaku Erion Isai, ku miliona euro fonde publike dhe të Bashkimit Europian, dyshohet se janë abuzuar përmes tenderave të paracaktuar dhe projekteve fiktive. Gazetari Julian Hoxhaj i ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv, zbuloi detaje të aferave që janë tashmë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK). Në qendër të hetimit janë katër procedura prokurimi, përfshirë rrugën Korçë-Ersekë, kostoja e së cilës u fry nga rreth 40 milionë euro në 88 milionë. Sipas Hoxhajt, një nga rastet ilustron atë që ai e quan "korrupsion pasiv", ku kryebashkiaku Isai dyshohet se ka marrë si "dhuratë", një projekt nga një kompani private në këmbim të dhënies...