Ndërron jetë në SHBA djali i shkrimtarit shqiptar, Fatos Kongoli

Djali i shkrimtarit të madh shqiptar Fatos Kongoli, ka ndërruar jetë në Amerikë në moshën 47 vjeçare.

Lajmin e trishtë e konfirmon familja dhe miqtë e shumtë të Dritanit, të cilët thonë se ai nuk e ka fituar dot betejën me kancerin në veshka.

Prej më shumë se dy dekadash Dritan Kongoli, jetonte në Amerikë  dhe prej 18 vitesh shërbente si oficer i Komandës së Nju Jorkut, ku ishte dalluar për profesionalizmin e lartë dhe guximin për të mbrojtur jetët e të tjerëve. Dritani ishte dhe shkrimtar (shkruante me pseudonime)

Në shqip ka qarkulluar një roman i tij me titull “Transplanti i jetës”, po nga botimet Toena. Në proces botimi është edhe romani i tij i fundit “E ardhmja e së djeshmes: Vëllai i Madh ka ndryshuar pamje.”

“Me hidhërim të thellë ju njoftojmë për largimin nga jeta të DORIAN KONGOLIT, djalit të shtrenjtë të autorit të madh Fatos Kongoli, në moshën 47-vjeçare.
DORIAN KONGOLI jetonte e punonte në NJU-JORK prej më shumë se 25 vjet. Aty kishte ndërtuar familjen e tij të mrekullueshme dhe karrierën e tij të shkëlqyer në radhët e policisë nju-jorkeze.Prej disa vitesh ai është shfaqur në faqen e Amazon.com edhe si autor romanesh, të botuara me pseudonimin Dorian Keys:
– Imprint legacy, 2019
– Morning star, 2020
– Yesterday’s Tomorrow: Big Brother Has Evolved, 2022
Pritja për t’i dhënë lamtumirën e fundit dhe për t’u takuar me Fatos e Liri Kongoli do të kryhet në mjediset e Shtëpisë Alba, në rrugën e Durrësit
E premte, 31 tetor paradite 10:00-13:00; pasdite 17:00-20:00
E shtunë, 1 nëntor paradite 10:00-13:00; pasdite 17:00-20:00