Shtyhet më 11 nëntor seanca ndaj Fatmir Mediut

Shtyhet më 11 nëntor seanca ndaj Fatmir Mediut

GJKKO ka shtyrë për datën 11 nëntor seancën ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Gjykata refuzoi kërkesën për të mos pasur të dëmtuarit si palë në proces dhe për marrjen si provë të dëshmive të 9 ushtarakëve amerikanë. Debati nisi pas kërkesës së avokatëve mbrojtës të ish-ministrit të akuzuar për “shpërdorim të detyrës” për shfuqizimin e vendimit të ndërmjetëm të 7 qershorit 2023, për legjitimimin si palë e dëmtuar në proces të të dëmtuarve nga shpërthimi në “Gërdec”. Sipas avokatëve, klienti i tyre nuk akuzohej për shpërthimin, por për “shpërdorim detyre”. Pretendimi i tyre ngjalli reagim të një prej anëtarëve të familjes Durda në sallë, që tha një frazë fyese ndaj avokatit. Teksa avokati Ardian Visha i kërkoi gjykatës të ndërhynte për situatën, familjari replikoi...