Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
VIDEO/ 14 782 raste të raportuara, Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike
Lirimi i hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme vijon në të gjithë vendin. Kjo nismë i paraprin zbatimit të programit “Rilindja Urbane 2.0”, i cili synon të kthejë ligjshmërinë në territor, duke sjellë zhvillim për komunitetet. “Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike”, shkroi kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale, teksa ndau sot pamje nga prishja e disa ndërtimeve pa leje. E konceptuar si një ndërhyrje sistematike në terren dhe jo një aksion i përkohshëm, kjo nismë, e cila ka nisur nga zbatimi në muajin korrik, po vijon me prioritet në gjithë territorin e vendit. Në dispozicion të qytetarëve të cilët duan të denoncojnë rastet abuzive është vënë në dispozicion portali “Hapësiraimepublike.gov.al”. Deri sot në këtë portal janë raportuar 14 782 raste, nga të cilat...