‘Reforma në Drejtësi, dështim i paralajmëruar’, Xhixho: Ka paralizuar sistemin gjyqësor!

‘Reforma në Drejtësi, dështim i paralajmëruar’, Xhixho: Ka paralizuar sistemin gjyqësor!

Në fjalën e saj në Kuvend, ligjvënësja e opozitës, Erisa Xhixho, pati kritika të forta ndaj reformës në drejtësi, të cilëson e konsideroi një 'dështim të madh' që ka çuar në paralizimin e sistemit dhe humbjen e besimit të publikut. Sipas saj, mbi 90% e qytetarëve shqiptarë sot nuk arrijnë të marrin shërbimin e duhur në gjykata, një situatë që tregon për një kolaps të thellë. Një nga pikat qendrore të kritikës ishte harta e re gjyqësore, e përshkruar si një 'dështim i paralajmëruar' që u miratua, pavarësisht kundërshtimeve nga grupet e interesit. Mbyllja e gjashtë gjykatave të apelit në rrethe, sipas deputetes, ka vështirësuar aksesin në drejtësi dhe ka rritur ndjeshëm kostot për qytetarët. Gjykata e Apelit në Tiranë është e mbingarkuar me 49,000...