Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
E rëndë në Turqi! Një burrë ndjek një fëmijë 7-vjeçar, e ngre peshë dhe e hedh nga një lartësi
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në qytetin turk të Adanas, ku një burrë i panjohur sulmoi një fëmijë rreth 7 vjeç, ndërsa incidenti u filmua nga kamerat e sigurisë. Sipas mediave lokale, episodi ndodhi në rajonin Seyhan. Për arsye ende të paqarta, burri filloi të ndjekë dhe më pas të sulmojë djalin, pas një debati të shkurtër sipas dëshmitarëve. Në pamjet e sigurisë shihet fëmija që përpiqet të shpëtojë duke u ngjitur me shpejtësi në shkallët e një ndërtese dhe duke trokitur në derën e një banese. Megjithatë, agresori e kap nga kyçi i këmbës dhe e godet në kokë, duke e hedhur nga një lartësi rreth 1,5 metra. Pas sulmit, fëmija mbeti i shtrirë në tokë duke qarë, ndërsa autori u largua menjëherë nga...