Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
SYRI TV/ Protestë para bashkisë kundër ‘TID Durrës’, banorët kundërshtojnë prishjen e banesave
Dhjetra banorë që preken nga projekti “TID Durrës” si dhe disa qytetarë, kanë protestuar këtë të enjte përpara bashkisë Durrës, për të kundërshtuar këtë projekt. Ata kanë theksuar se projekti dëmton trashëgiminë kulturore, ndërsa e konsiderojnë si qesharake vlerën e kompenisimit të pronave të tyre, të cilat do të shemben për ti hapur rrugë këtij projekti. Syri TV Dhjetëra banorë, qytetarë, profesionistë dhe mbrojtësit e trashëgimisë kulturore u bashkuan në një tubim paqësor kundër projektit “TID Durrës”, i cili po shpronëson dhe shkatërron shumë prona familjare brenda zonës historike të qytetit. Sipas organizatorëve, ky tubim është një akt solidariteti dhe reagimi qytetar ndaj një projekti që po zbatohet pa transparencë, pa konsultim publik dhe në kundërshtim me parimet e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore. Ata...