FOTO ILUSTRUESE
TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” në mungesë për Aleksandër Llahon, i njohur ndryshe si “Rrumi”. Mësohet se e njëjta masë sigurie është konfirmuarr edhe për vëllain e tij, Vullnet Muça dhe për shtetasin Vlash Brahja, të cilët janë të dyshuar për tjetërsim tokash në zonën e Gjirit të Lalzit.
Masa “arrest me burg” u la gjithashtu edhe për Enea Kume, vëllai i deputetit socialist Loer Kume. Ky i fundit dyshohet si i përfshirë në rolin e vëzhguesit në vrasjen e Edmir Bregut në bashkëpunim me Aldo Avdylin, ngjarje e ndodhur në vitin 2021 në Durrës.
Gjatë një operacioni mëngjesin e 2 tetorit, të zhvilluar nga SPAK dhe BKH, u lëshuarn 9 urdhërarreste për anëtarët e dy grupeve kriminale nga Shijaku, të cilët akuzohen për vrasje për hakmarrje dhe tjetërsimin e sipërfaqeve të mëdha toke në zonën bregdetare të Durrësit, në Gjirin e Lalzit. Mes tyre, edhe për Aleksandër Lahon allias Rrumi i Shijakut, të cilit iu sekuestruan edhe pasuri të përfitura përmes dokumenteve të falsifikuara.
Lidhur me operacionin, hetimet zbuluar emrin e personit të vrasjes së Edmir Bregu alias Jetmir Bregu alias Ilir Koci, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2021. Dyshohet se urdhrin për të vrarë Edmir Bregun e ka dhënë Astrit Avdyli, ndërsa ekzekutori sipas SPAK dyshohet se ka qenë nipi i tij, Aldo Avdyli.
Aleksandër Llaho, i dyshuar për veprat penale:a. “Falsifikimi i dokumenteve”, me shume se nje here, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit te strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 186/2, 28/4 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal.b. “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal.
Vullnet Muça, i dyshuar për veprat penale:a. “Falsifikimi i dokumenteve”, më shumë se një herë, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit te strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 186/2, 28/4 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal.b. “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.c. “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsion aktiv i dëshmitarit, ekspertit apo përkthyesit”, dhe i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 244 dhe 312 të Kodit Penal.
Vlash Brahja, i dyshuar për veprat penale:a. “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 186/2, 28/4 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal.b. “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.
Enea Kume, i dyshuar për veprat penale:a. “Vrasje me paramendim”, kryer per hakmarrje, në dëm të shtetasit Edmir Bregu alias Ilir Kuçi (Maloku) në datën 24.01.2021 në qytetin e Durrësit, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit te strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2, 28/4 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal.b. “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.c. “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit te strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/4 dhe 334, paragrafi i parë të Kodit Penal.
si dhe masën e sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” për shtetasen E.A, e dyshuar për veprën penale:
a. “Fallsifikim i dokumenteve”, kryer nga personi që ka pë detyrë të lëshojë dokumentin, parashikuar nga neni 186 paragrafi i tretë i Kodit Penal.
