Burimi: 
								Kohajone.com
								
							 
                                
                                    Foto © Kohajone.com                                
                            Grenell në mbrojtje të Thaçit: Mos i fal! Kur të dalësh paditi të gjithë në Hagë
                            I dërguari i Presidentit Amerikan, Donald Trump, për Misione të Veçanta, Richard Grenell, ka kritikuar ashpër procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Gjykatën Speciale të Hagës. “Ka shumë arsye përse Evropa po dështon. Por një shembull është numri i madh i politikanëve europianë që heshtin për Hagën e cila mban një Kryetar Shteti në burg për 5 vjet pa gjyq. Dhe pastaj gjyqi zgjat më shumë vite. Është një sistem brutal arkaik i drejtuar nga elitat”, ka shkruar Grenell në platformën X.
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                        
                        
                    
                    
                    
                    
                   