Vrasja e Edmir Bregut/ GJKKO konfirmon masat e arrestit për vellain e deputetit, Enea Kumen dhe “Rrumin e Shijakut”

Vrasja e Edmir Bregut/ GJKKO konfirmon masat e arrestit për vellain e deputetit, Enea Kumen dhe “Rrumin e Shijakut”

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Enea Kumen, vëllain e deputetit socialist Loer Kume. Ai dyshohet se ka qenë i përfshirë në vrasjen e Edmir Bregut në vitin 2021 në Durrës, duke vepruar si vëzhgues në bashkëpunim me Aldo Avdylin. Në të njëjtën seancë, Apeli ka konfirmuar masën e arrestit me burg në mungesë për Aleksandër Lahon, i njohur ndryshe si “Rrumi i Shijakut”. Masa është lënë në fuqi edhe për vëllain e tij, Vullnet Muça, si dhe për shtetasin Vlash Brahja. Të tre këta persona janë të dyshuar për përfshirje në një skemë të tjetërsimit të pronave në zonën e gjirit të Lalzit. Zbardhja e vrasjes së...