Aplikimet për bursat e ekselencës përmes “e-Albania” deri më 20 dhjetor

Aplikimet për bursat e ekselencës përmes “e-Albania” deri më 20 dhjetor

Të gjithë studentët, shtetas shqiptarë të pranuar në institucionet publike të arsimit të lartë për programin e parë të studimeve, mund të aplikojnë për të përfituar mbështetje financiare nga buxheti i shtetit. Studentët mund të aplikojnë deri më datë 20 dhjetor 2025 nëpërmjet portalit unik qeveritar “e-Albania”, në shërbimin elektronik “Aplikim për Mbështetje Financiare”, duke plotësuar formularin e aplikimit. Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro në një postim në rrjetet sociale tha se ka nisur aplikimi për bursat e ekselencës për studentët që kanë rezultate të shkëlqyera, po studiojnë në një program prioritar apo janë fitues të olimpiadave. “Këtë vit, programi ofron bursë mujore në masën e pagës minimale në shkallë vendi; përjashtim nga tarifa vjetore e shkollimit për studentët ekselentë, ata që ndjekin programe prioritare...