Koncensioni për hemodializën! Braçe në KLSH: Spitali Amerikan ka marrë pagesën pa kryer shërbime, të kryhet auditim

Koncensioni për hemodializën! Braçe në KLSH: Spitali Amerikan ka marrë pagesën pa kryer shërbime, të kryhet auditim

Erion Braçe TIRANË-Gjatë raportit vjetor të Komisionit për Ekonominë, Punësimin dhe Financat (KLSH-së) për vitin 2024, deputetët i kanë kërkuar Kontrollit të Lartë të Shtetit që të kryejë një auditim dhjetëvjeçar për tre koncesionet kryesore në shëndetësi, kontrollin bazë, hemodializën dhe sterilizimin.  Kontrata e koncesionit të hemodializës ofrohet nga Spitali Amerikan i biznesmenit, Klodian Allajbeu dhe për të deputeti socialist Erion Braçe deklaroi se ka rezultuar me pagesa për shërbime të pakryera, konkretisht për 9241 raste nën projeksion dhe 1557 raste mbi projeksion, në vlerën 103.5 milionë lekë.  “Në raport thuhet se kontrata koncesionare për hemodializën ka rezultuar me pagesa për shërbime të pakryera, konkretisht për 9241 raste nën projeksion dhe 1557 raste mbi projeksion, në vlerën 103.5 milionë lekë. E njëjta sjellje përsëritet çdo vit....