Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“18 prokurorë janë kërcënuar”, drejtuesja e KLP raporton në Parlament, zbulon kur do të zgjidhet kreu i BKH
Mirela Bogdani, kryetare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë është pyetur në parlament për sigurinë e prokurorëve dhe për herë të parë tregoi numrin e njerëzve të akuzës, që kanë kërkuar mbrojtje për veten dhe familjen. “18 prokurorë janë kërcënuar. Në mbrojtje me familjet janë 11 prokurorë”, u shpreh ajo. Zonja Bogdani u pyet nga deputeti Xhelal Mziu të tregonte raste specifike kërcënimi prokurorësh, përfshi kërcënime të mundshme në adresë të prokurorit të SPAK Dritan Prençi. “Nuk kam informacione për kërcënime. Nuk kemi informacione nga zoti Prençi. Do të thotë nuk ka ndonjë presion’, deklaroi ajo. Numri një i KLP-s është pyetur edhe për ecurinë e zgjedhjes të kreut të ri të SPAK. “Lidhur me mundësinë nëse mund të kolapsohet puna e SPAK, të gjithë...