Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Topalli: Shteti në koma, ligji vdes aty ku mungon gjykatësi, kur mungon prokurori, jeton krimi
Nga foltorja e Kuvendit, deputetja Jozefina Topalli ka lëshuar akuza të forta ndaj reformës në drejtësi, duke e cilësuar atë si një eksperiment të dështuar që e ka lënë shtetin “në koma” dhe ka shkatërruar besimin e publikut tek institucionet. Në një fjalim të ashpër, Topalli pikturoi një panoramë të zymtë të sistemit gjyqësor, 10 vite pas nisjes së reformës. Sipas saj, dështimi i reformës në drejtësi është shumë më i rrezikshëm se dështimi i çdo reforme tjetër, pasi krijon një vakum alarmues. Ajo theksoi se vendi ka kaluar pesë vite pa Gjykatë Kushtetuese dhe një kohë të gjatë pa Gjykatë të Lartë funksionale, duke e përkufizuar këtë periudhë si një “shtet pa të drejtë për qytetarët”. “Nëse në një zyrë gjykate mungon gjykatësi, aty...