Lukoil pranon ofertën për shitjen e aseteve jashtë Rusisë

Lukoil pranon ofertën për shitjen e aseteve jashtë Rusisë

Kompania Lukoil tha se ka pranuar një ofertë nga kompania globale për shitjen e mallrave, Gunvor, për blerjen e aseteve të huaja të saj. Kompania e dytë më e madhe e naftës në Rusi po synon të shesë asetet e saj të huaja pasi Uashingtoni vendosi sanksione ndaj saj javën e kaluar. Shitja e planifikuar e aseteve është veprimi më i rëndësishëm deri më tani i ndërmarrë nga një kompani ruse si rezultat i sanksioneve perëndimore të vendosura për shkak të luftës në Ukrainë, që Rusia e nisi më 2022. Lukoil tha përmes një njoftimi se ka pranuar një ofertë nga Gunvor për shitjen e kompanisë Lukoil International GmbH, e cila kontrollon asetet e huaja të gjigantit të naftës ruse. “Kushtet kryesore të transaksionit janë...