Për drejtuesen e KLP, Mirela Bogdani sulmet e kryeministrit Edi Rama ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve janë kritika normale. Në një raportim në Parlamentin e Shqipërisë e pyetur në lidhje me këtë çështje, Bogdani duke justifikuar dhe mosreagimin e institucionit që drejton tha se kritikat sipas saj. Ndërkohë në lidhje me sulmet e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndaj Olsi Dados ajo tha se institucioni reagoi.
Syri TV
Kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani ka raportuar punën e institucionit që drejton në Parlament. E pyetur në lidhje me linçimet e kryeministrit Edi Rama ndaj Prokurores, Elsa Gjeli, drejtuesja e KLP, nuk gjeti guximin të dilte mbi deklaratat e kryeministrit, duke i quajtur ato si komente normale dhe duke justifikuar në këtë mënyrë mosreagimin e institucionit që drejton.
Por Mirela Bogdani përdori një tjetër standard në lidhje me sulmet ndaj prokurorit të SPAK, Ols Dado nga Erion Veliaj.
3 vite pas implementimit të hartës së re gjyqësore, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ende nuk ka një analizë mbi impaktin që ajo ka pasur në sistem por dhe tek qytetarët. Një komision vlerësimi tha ajo do të ngrihet vitin që vjen.
Drejtuesja e KLP foli dhe për organikën e prokurorëve në të gjithë vendin. Ajo tha se në total janë 341 prokurorë, por aktiv në sistem aktualisht janë 284. 57 vakanca tha ajo janë të përhershme dhe 39 të përkohshme.
