Përplasi për vdekje 17-vjeçarin në Vlorë, lihet në burg shoferi i “Porche”-it, kërkon falje në gjyq! Familjarët: Vrasje me dashje

Përplasi për vdekje 17-vjeçarin në Vlorë, lihet në burg shoferi i “Porche”-it, kërkon falje në gjyq! Familjarët: Vrasje me dashje

vendngjarje-Viktima Leandro Shametaj VLORË- Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për 32-vjeçarin Hajri Bajramaj, i cili aksidentoi për vdekje 17-vjeçarin Leandro Shametaj. Bajramaj akuzohet për veprën penale “Shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor” dhe “drejtimi i automjetit në gjendje të dehur”. Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë për masën e arrestit me burg, ndërsa mësohet se gjatë seancës i akuzuari ka kërkuar falje për ngjarjen. Ndërkohë, jashtë gjykatës të pranishëm edhe familjarë të 17-vjeçarit që humbi jetën në aksident. Daja i 17-vjeçarit të ndjerë, Patriot Deraj dhe familjarë të tjerë kanë kërkuar ashpërsim të dënimit, pasi sipas tyre, ky rast duhet të cilësohet si vrasje me dashje dhe jo thjesht si një aksident rrugor. “Ne kërkojmë nga drejtësia, që vërtet ai e ka marrë atë...