Daja e 17-vjeçarit në Vlorë: Të ashpërsohet ligji, nuk ishte aksident por vr@sje

Daja e 17-vjeçarit në Vlorë: Të ashpërsohet ligji, nuk ishte aksident por vr@sje

Leandro Shametaj është 17 vjeçari që u aksidentua për vdekje në Vlorë. Këtë të enjte Gjykata e Vlorës vendosi masën e sigurisë “arrest në burg” për 32-vjeçarin Hajri Bajramaj që shkaktoi aksidentin që i mori jetën të riut. Daja i të ndjerit tha për mediat se të afërmit e viktimës kërkojnë që të ashpërsohet ligji, pasi për ta nuk është aksident, por vrasje me dashje. ”Ne kërkojmë nga drejtësia që të ashpërsohet ligji, pasi për ne nuk është aksident, por vrasje me dashje. Të ecësh në bulevard me 200 km/h, të jesh i papërgjegjshëm, të jesh i pirë nuk kemi fjalë”, u shpreh daja i Leandros. ”Kërkojmë që të ashpërsohet ligji dhe të mos mbetet në burg për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Për...