Aksidentoi për vd*kje të riun në Vlorë, Gjykata lë në burg 32-vjeçarin

Aksidentoi për vd*kje të riun në Vlorë, Gjykata lë në burg 32-vjeçarin

Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për 32-vjeçarin Hajri Bajramaj që shkaktoi aksidentin e rëndë me humbjen e jetës së 17-vjeçarit. Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë, ndërsa 32-vjeçari akuzohet për veprën penale “Shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor” dhe “drejtimi i automjetit në gjendje të dehur”. Gjatë seancës i akuzuari ka kërkuar falje për ngjarjen. Ndërkohë jashtë gjykatës të pranishëm edhe familjarë të 17-vjeçarit që humbi jetën në aksident. Daja i 17-vjeçarit të ndjerë, Partiot Deraj, tha se ky rast duhet të cilësohet si vrasje me dashje dhe jo thjesht si një aksident rrugor. “Ne kërkojmë nga drejtësia, që vërtet ai e ka marrë atë çfarë meriton, por ne kërkojmë të ashpërsohet ky ligj pasi ai nuk është një...