Raporti i KLP në Kuvend, ankohet kryetarja Bogdani: Operojmë me 123 prokurorë më pak

Raporti i KLP në Kuvend, ankohet kryetarja Bogdani: Operojmë me 123 prokurorë më pak

Kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani, ka raportuar veprimtarinë e punës për vitin 2024 të institucionit që drejton në Kuvendin e Shqipërisë. Ajo evidentoi dhe vakancat në institucion duke bërë me dije se aktualisht KLP përbëhet nga 218 prokurorë nga 341 që parashikohen në sistem. “Aktualisht kemi përmbyllur numrin 46 të vlerësimeve etike dhe profesionale. Ka për 25 kandidatë për vetingun në hyrje, Kemi verifikuar 23 kandidatë që kanë përfunduar formimin he kemi kryer verifikimet për 9 kandidatë për poste drejtues”, ka bërë me dije Bogdani. Sipas saj, për vitin 2024 numri i prokurorëve është 218, nga 341 që parashikohet në sistem. “Aktualisht kemi 284 prokurorë, 57 vakanca të përhershme dhe 39 vakanca të përkohshme. 57 të përhershme planifikohet të mbyllen në...