Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Gjykata la në burg shoferin që shkaktoi vdekjen e 17-vjeçarit, familjarët e Leandro Shametajt: Të ashpërsohet ligji, është vrasje me dashje
Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për 32-vjeçarin Hajri Bajramaj që shkaktoi aksidentin që i mori jetën 17 vjeçarit, Leandro Shametaj. Familjarët e të ndjerit kërkojnë ashpërsim të ligjit, pasi sipas tyre nuk është shkelje e qarkullimit rrugor, por vrasje me dashje. Daja i 17-vjeçarit, në një prononcim për korrespodentin e Top Channel, Mikel Marsi, është shprehur “Ne kërkojmë nga drejtësia që, vërtetë ai ka marrë atë çka meriton, por në kërkojmë që të ashpërsohet ky ligj.Nuk ishte një aksident, por për ne është një vrasje me dashje. Në momentin që ecën me 200 km/h në bulevard dhe të rezultosh i dehur, nuk ka fjalë për ne… Nuk arrijmë dot ta besojmë këtë gjë. Kërkojmë që të ashpërsohet ligji, nuk...