Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për 32 vjeçarin Hajri Bajramaj që shkaktoi aksidentin e rëndë me humbjen e jetës së 17 vjeçarit, Leandro Shametaj.
Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë ndërsa 32 vjeçari akuzohet për veprën penale” Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur”.
Gjatë seancës i akuzuari ka kërkuar falje për aksidentin.
Top Channel
