Përplasi dy këmbësorë në vijat e bardha, procedohet drejtuesi i automjetit në Vlorë

Përplasi dy këmbësorë në vijat e bardha, procedohet drejtuesi i automjetit në Vlorë

Një aksident është regjistruar në rrugën ‘Murat Tërbaçi’ në Vlorë. Shtetasi me iniciale D.M., 72-vjeç, ka përplasur dy këmbësore në vijat e bardha. “Procedohet penalisht shtetasi D. M., 72 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 28.10.2025, në rrugën “Murat Tërbaçi”, duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, ka aksidentuar në vija të bardha shtetaset N. M. dhe V. A., të cilat ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Top Channel