“Klosi qejfprishur me Zegjinenë, Bora me llullën si Stalini”, satira e Gjekmarkajt për seancën në Kuvend: Jozi në merak për Nallbatin, Ivi Kaso nxori krehërin, por…

“Klosi qejfprishur me Zegjinenë, Bora me llullën si Stalini”, satira e Gjekmarkajt për seancën në Kuvend: Jozi në merak për Nallbatin, Ivi Kaso nxori krehërin, por…

Kronika rekruton personazhe të reja dhe sajdis të vjetrit Tre “buajt” e parlamentarizmit, Niko, Tao dhe Toni, shfaqeshin sot në një gjendje veshtullore.Buzëqeshja e tyre kishte një si ngjyrë, gati në të murrme. Tao kujdesej si prind i dashur të jepte përshtypjen që çdo gjë pa Gaz Bardhin është një mrekulli, vetë jeta marifeti e lezeti! Se ai lanet na qenkësh pengesë për dasmë. Nikua sillej si një hero i plagosur që po binte theror për partinë. Se brendshmi ndihej krenar që në sytë e deputetëve të rinj dukej si komisari me dorë të plagosur e të fashuar tek filmi “Kur zbardhi një ditë”, episodi “Ura”!Klosi e kishte gllirë, gjumëprishur erdhi me sytë kapuç, dukej si dikush që nuk bën asgjë dhe niset për asgjëkund....