SHBA ‘fik’ shpresat e Ramës, Vuçiçit dhe Sorosit: Nuk do mbështetet asnjë ndryshim kufijsh në Ballkanin Perëndimor

SHBA ‘fik’ shpresat e Ramës, Vuçiçit dhe Sorosit: Nuk do mbështetet asnjë ndryshim kufijsh në Ballkanin Perëndimor

Që prej shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, ideja e ndryshimit të kufijve në Ballkan ka qenë një nga çështjet më të debatueshme dhe më të rrezikshme për stabilitetin e rajonit. Nga luftërat e viteve ’90, deri tek diskutimet për “korrigjime territoriale” mes Kosovës dhe Serbisë, çdo tentativë për rivizatim kufijsh ka ngritur shqetësime për rikthim të tensioneve etnike dhe konflikteve. Tani, Uashingtoni duket se e mbyll përfundimisht këtë kapitull. Kujtojmë se ideja e ndryshimit të kufijve në Ballkan u rikthye fuqishëm në qendër të debatit pas vitit 2018, kur në tavolinat diplomatike u hodh projekti për ndarjen e Kosovës dhe shkëmbimin e territoreve me Serbinë. Kjo nismë, e mbështetur në prapaskenë nga Aleksandër Vuçiç dhe disa aktorë ndërkombëtarë u mbështet fuqishëm publikisht edhe nga Edi Rama. E...