Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Kreshnik Spahiu: Katër fakte pse “Kushtetuta e re” i garanton Berishës dhe Ramës, 100% përjetësi politike
Nga Kreshnik Spahiu Sot, Sali Berisha ka konfirmuar në dyert e Parlamentit se përfaqësuesit e PD-së po takohen me PS-në për ndryshimet kushtetuese.Idenë e ndryshimit të Kushtetutës e hodhi Edi Rama më 10 shtator, në Asamblenë e PS-së. Sali Berisha aktroi hapur dhe u shmang pyetjes së gazetares për takimin me Ramën, por konfirmoi dy fakte politike:– Ai pranoi se përfaqësuesit e tij po negociojnë me Ramën për ndryshimin e Kushtetutës.– Ai konfirmoi se pranon idenë e Senatit dhe uljen e numrit të deputetëve. Por pse Berisha dhe Rama po nxitojnë të ndryshojnë Kushtetutën?Ky është momenti më delikat për të dy në raport me drejtësinë dhe SPAK-un.Berisha po gjykohet dhe i duhet me çdo kusht pafajësia. Rama, nga ana tjetër, ndjehet i cënuar nga çdo...