Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Besnik Shehu
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, (KPA) njoftoi sot lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Korçës, Besnik Shehu. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues Kolegjit, i kryesuar nga Ina Rama, me relatore Mimoza Tasi dhe anëtarë Sokol Çomo, Natasha Mulaj e Rezarta Schuetz, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimimit të kryer nga ish-gjyqtari Shehu. Vendimi i KPA është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. Gjyqtari Besnik Shehu u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit më 6 prill 2023 për deklarim të pasaktë të pasurisë. Besnik Shehu e filloi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe punoi prej më shumë se dy dekadash si gjyqtar...