Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Vrau me thikë 42-vjeçarin në Berat, gjykata lë në burg Kristo Memën
Gjykata e Beratit ka lënë në burg, Kristo Mema (alias Kontandin Oxhaj), 63-vjeç autorin e vrasjes me thike të 42-vjeçarit Keli Hoxha, ngjarje e ndodhur tre ditë më parë në kalanë e Beratit. Prokurori i çështjes, Renato Tosku, pasi ka parashtruar rrethanat e ngjarjes, ka kërkuar për Memën masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprën penale “Vrasje”, parashikuar nga neni i Kodit Penal. Mësohet se në seancë, autori ka shprehur pendesë dhe ka deklaruar se gjithçka ndodhi në gjaknxehtësi e sipër, pasi autori e kishte ofenduar dhe sharë nga familja. Në sallë ai u ka kërkuar falje edhe familjarëve të viktimës. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 28 tetorit në Kalanë e qytetit të Beratit. Debati mes autorit të vrasjes dhe viktimës filloi pasi ky i...