Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Pengonin qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve, “zhduken” mjetet e parkuara në anë të rrugës në Vlorë
Policia e Vlorës vijon aksionin për largimin e automjeteve të parkuara në mënyrë të gabuar në qytet. Gjatë kontrolleve, disa automjete që ishin vendosur në vende të palejuara apo që pengonin qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve, janë hequr me karotrec. Sipas njoftimit zyrtar, ky operacion do të jetë i vazhdueshëm, me qëllim krijimin e rendit dhe sigurisë në rrugë, si dhe lirimin e hapësirave publike që shpesh bllokohen nga parkimet abuzive. Policia e bën thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe rregullat e parkimit, për të shmangur gjobat dhe masat administrative që parashikon ligji. Aksioni është zhvilluar në disa nga rrugët më të frekuentuara të qytetit, përfshirë zonën e qendrës dhe Lungomaren. Top Channel