“Po protestën e pensionistëve pse nuk e patë?” Tabaku përplaset me deputetin e “Lëvizjes Bashkë”: Për Redi, Reda dhe qorrat që nuk shohin… Mos u merr me PD

“Po protestën e pensionistëve pse nuk e patë?” Tabaku përplaset me deputetin e “Lëvizjes Bashkë”: Për Redi, Reda dhe qorrat që nuk shohin… Mos u merr me PD

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka replikuar sot në sallën e Kuvendit me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, pasi ky i fundit tha se ajo u ndal te protesta e minatorëve jashtë Kuvendit, por nuk përmendi çështjen e pensionistëve. “Më bën habi fakti që zonja Tabaku përmendi protestën e minatorëve, por vetëm pak metra larg protestës së minatorëve, zhvillohet protesta e  pensionistëve, që janë ende me pensione urie. Më habit fakti sesi deputetët e PD nuk e vunë re protestën e pensionistëve. Uroj që si PD dhe PS të bien bashkë në konsensus për t’i shqyrtuar problematikat e këtyre dy grupeve sociale”, tha ai. “Për Redi, Reda dhe qorrat që nuk shohin, PD ka propozuar statusin e minatorit këtu e 3 vite të shkuara, e...