Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Aksidentoi për vdekje 17-vjeçarin, gjykata vlerëson masën e sigurisë për 32-vjeçarin
Ka mbërritur në gjykatën e shkallës së parë në Vlorë, Hajri Barjamaj, 32-vjeçari që aksidentoi për vdekje 17-vjeçarin Leandro Shametaj. Ai do të njihet me masën e sigurisë arrest me burg dhe gjykata e Vlorës do të vlerësojë nëse kjo masë do të mbetet në fuqi. Seanca gjyqësore do të zhvillohet me dyer të mbyllura dhe do të gjykohet nga gjyqtari Etien Isak. Në vijim pritet edhe vendimi, ku prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë "arrest me burg".