Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Minatorët protestë jashtë Kuvendit, Tabaku: Policia u soll me ta si halabakë rrugësh, i morën zvarrë
Teksa minatorët e Spaçit po protestojnë jashtë Kuvendit për një sërë kërkesash, deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar para ligjvënësve. Ajo tha se qeveria duhej të merrej seriozisht me këtë kategori, ndërsa denoncoi se policia i ka tërhequr zvarrë protestuesit. “Ministrja e Ekonomisë nuk është këtu në fakt. Minatorët e Spaçit po protestojnë jashtë kësaj salle. Për trajtimin çnjerëzor që i bëri jashtë kësaj salle policia e shtetit dy javë më parë. Dhe unë nuk kam dëgjuar absolutisht asnjë koment nga ministrja e Brendshme. Është e pa konceptueshme, që minatorët të tërhiqen zvarrë nga punonjësit e policisë. E dyta ministrja e Ekonomisë të takohet me përfaqësinë. E drejta e punës është e drejtë e shenjtë në këtë vend. Nuk mundet një kompani private t’i...