Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Rrëzohet kërkesa e PD për shkarkimin e Peleshit, Berisha sulmon nënkryetaren e Kuvendit: Nuk merrte vesh çfarë hidhte për votim
Mazhoranca rrëzoi kërkesën e PD për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, 79 kundër dhe 10 vota pro për kryetarin e Kuvendit. Kreu i PD, Sali Berisha, në një prononcim për gazetarët sulmoi nënkryetaren e Kuvendit, ku sipas tij ‘nuk merrte vesh çfarë hidhte për votim’. “Këta e kanë shndërruar parlamentin në një klub, në të cilin nuk ka asnjë rregull, ka vetëm kaos. Ajo që kryeson sot aty nuk merrte vesh se çfarë hidhte në votim. Aty janë dy raporte, hidhen dy raportet dhe pastaj bëhet votimi. Ka procedurë të sanksionuar në rregullore, por këta nuk njohin rregullore, njohin vetëm urdhra që marrin dhe pastaj bëjnë të paditurin. E dëgjuat Niko Peleshin se si u përpoq me hipokrizinë më të madhe të mbrojë...