Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Dosja 5D/ Kryen shitje fiktive për punët publike të tenderuara nga Bashkia e Tiranës, Prokuroria jep masa sigurie për tre persona
Prokuroria e Tiranës ka dhënë tre masa sigurie, pasi ka konstatuar kryerjen e shitjeve fiktive në favor të “5D Konstruksion” për punët publike të tenderuara nga Bashkia e Tiranës. Sipas njoftimit të prokurorisë, tre personat krijuan skemë mashtruese fiskale për përfitime, të cilat janë në shifrën e më shumë se 370 milionë lekësh. Tre personat që janë nën masë sigurie janë: Ilir Allmeta-“Arrest në burg”, Ermir Gjoklaj-“Detyrim paraqitje” dhe Mirash Lula-“Detyrim paraqitje”. “Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dha tre masa sigurie për tre shtetas, Ilir Allmeta ‘Arrest në burg’, Ermir Gjoklaj, ‘Detyrim paraqitje’ dhe Mirash Lula, ‘Detyrim paraqitje’, të dyshuar për përfshirjen në krijimin e skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH), ‘Fshehjen e të...