Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
I riu rrahu për vdekje një 48-vjeçar, japin dorëheqjen dy ministra në Slloveni
Ministri i Brendshëm dhe Ministri i Drejtësisë të Sllovenisë dhanë dorëheqjen të mërkurën, pas rrahjes fatale të një burri nga një i dyshuar 21-vjeçar me prejardhje rome jashtë një klubi nate në Novo Mesto, ndërsa kryeministri Robert Golob premtoi masa “serioze” për këtë rast. Ministri i Brendshëm, Boshtjan Poklukar dhe Ministri i Drejtësisë, Andreja Katiç paraqitën dorëheqjet që Globol i pranoi, duke i cilësuar të dy “përgjegjësinë objektive” për përkeqësimin e sigurisë në Slloveninë juglindore, ku dhuna që përfshin pakicën rome është përshkallëzuar kohët e fundit. Alesh Shutar, 48 vjeç, vdiq pasi pësoi lëndime të rënda në kokë ku u përpoq të shpëtonte djalin e tij nga kërcënimet në klubin Patriot në Novo Mesto më 25 tetor. Një grup burrash romë thuhet se e kanë...