Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
E rëndë! E mori në provë për ta punësuar, por klienti abuzoi seksualisht me 15-vjeçarin, e pëson edhe pronari
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Një ngjarje e rëndë është raportuar në Tiranë, ku një 48-vjeçar dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur. Konkretisht 48-vjeçari ishte klient në një lokal në Kamëz ku një 15-vjeçar ishte marrë në provë për t’u punësuar. Në lidhje me rastin po hetohet në gjendje të lirë edhe shtetasi T. Xh., 37 vjeç, pronari i lokalit. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5: arrestuan shtetasin F. B., 48 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin T. Xh., 37 vjeç, pasi shtetasi F. B. dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me një shtetas të mitur, i cili ishte i punësuar në menyrë të kundërligjshme, nga shtetasi...